Salon bukurie në Tiranë, i specializuar në zgjatim qerpikësh, vetulla, trajtime dhe zgjatime flokësh. Punë e certifikuar, produkte profesionale dhe koha që meriton çdo kliente.
Rreth meje
Punoj me qerpikë që nga viti 2021 dhe me zgjatime flokësh që nga 2023, të dyja me certifikim rus, pas shkollës së estetikës në Greqi. Nga ky salon kanë kaluar qindra kliente, dhe shumica kthehen.
Higjiena vjen gjithmonë e para. Veglat sterilizohen, vendi i punës pastrohet para se të ulesh, dhe punoj vetëm me produkte profesionale. Një rezultat i bukur që dëmton qerpikun ose flokun nuk është rezultat.
Një kliente në një kohë, pa nxitim. Kur dikush shpenzon paratë e veta këtu, meriton vëmendjen time të plotë — qerpikët fije pas fijeje, të formuar sipas syrit të saj, jo i njëjti set për të gjitha.
Para çdo rezervimi flasim në WhatsApp: më trego çfarë do, dërgo një foto, dhe të them me sinqeritet çfarë del dhe çfarë jo.
Shiko punët në InstagramPara & Pas
Para
Pas
← drag →
Para
Pas
← drag →
Galeria
Kontakt
Rezervimet bëhen vetëm me mesazh. Më trego çfarë shërbimi do, dhe merr orarin e parë të lirë.